LajmeMaqedoni

Edhe sot protesta kundër gjuhës shqipe në Çashkë

Kanë vazhduar edhe sot protestat në Komunën Çashkë ,banorët maqedonas të së cilës janë kundër mësimit në gjuhën shqipe.

Mësimi në gjuhën shqipe është kthyer në motiv protestash për banorët e komunës Çashkë, në Maqedoninë e Veriut. Banorët e kësaj zone nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mësimit në shkollën fillore “Todor Janev”. Ata kërkojnë shfuqizimin e paraleles shqipe, rikthimin e kompetencave të arsimit Komunës Çashkë si dhe shqyrtimin e punës së drejtoreshës dhe Këshillit të prindërve.
Një reagim për situatën e krijuar ka pasur edhe nga Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, i cila tha se çdo ditë e humbur nga mësimi është në dëm të fëmijëve.

“Sipas informacioneve që kam unë mendoj që ka nxitje politike. E them këtë sepse edhe ju jeni dëshmitarë të një deklarate të një deputeti të opozitës i cili bën qoftë edhe thirrje për protestë dhe mbështetje të kësaj iniciative. Nga deklarata e deputetit të opozitës mund të shihet që thirrja e tij është kundër paraleles në gjuhën shqipe”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Show More

Related Articles

Back to top button