Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar 127 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, prej tyre: 18 gjoba për vozitësit e motoçikletave, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.
Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, , 5 për vozitësit fillestar dhe 5 të tjera për makina të paregjistruara. /Alsat.mk/