LajmeRajon

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Berishës, ish-kryeministri zbulon çfarë do të ndodhë me aksionin opozitar

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nëse parlamenti vendos të heqë imunitetin ndaj tij duke i hapur rrugë zbatimit të vendimit të gjykatës, aksioni opozitar do të vijojë.

Ndërsa për pyetjen se nëse do të marrë pjesë  në mbledhjen për Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Berisha tha: “Gjithçka do të vendoset në orët në vijim”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha nga ‘Detyrim Paraqitje’ në ‘arrest shtëpie, ose arrest me burg’.

Kërkesa në fjalë i është dorëzuar nga SPAK Kuvendit të Shqipërisë, me objektin e heqjes së imunitetit të deputetit ndaj ish-kryeministrit, pasi ky i fundit refuzoi 3 herë të paraqitej në SPAK, ashtu siç gjykata kishte vendosur për të, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha është pjesë e një hetimi për dyshimet për korrupsion gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.

Teksa SPAK ika bllokuar ish-kryeministrit pasaportën si masë për ndalimin e tij për të dale jashtë shtetit dhe ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’, Berisha ka refuzuar ta zbatojë, pasi sipas tij është në shkelje të Kushtetutës dhe së pari duhej t’i ishte kërkuar Kuvendit leje për këtë masë, duke I hequr paraprakisht imunitetin. Berisha nga ana e tij është shprehur se nëse do të kishte një kërkesë të tillë, ai vetë do ta votonte atë.

Për të njëjtën çështje u arrestua edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në bashkëpunim” si dhe “pastrim parash”, teksa gjykata e posaçme  ndryshoi masën e sigurisë për të nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’.

Show More

Related Articles

Back to top button