LajmeMaqedoni

Mehmedoviq: Nuk ekziston dëshmi relevante se vaksinat shkaktojnë autizëm

Nuk ekziston dëshmi relevante se vaksinat shkaktojnë autizëm, deklaroi sot dr.Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, pas brifingut me gazetarët, në të cilin ishin prezantuar të dhëna për situatën, përfshirjen dhe përfitimet e vaksinimit MRP në vend.

Në pyetjen për mjekët të cilët i këshillojnë prindërit kundër vaksinimit, Mehmedoviq u përgjigj se pikërisht për këtë janë edhe takimet me gazetarët, që bashkë me personat medicinal, të kontribuojnë drejt informimit të duhur të publikut.

Mjekja primarius, Ljiljana Kojiq, pediatre specialiste në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, ka folur për komplikacionet që mund të shfaqen pas kalimit të fruthit. Në një deklaratë për mediat, ajo ka treguar se në përvojën e mëparshme të punës ka pasur raste të 11 fëmijëve me spektër autik të cilët nuk janë vaksinuar, ndaj ka theksuar se në rastin e tyre nuk mund të ketë lidhje me vaksinimin. Prindërit që duan të vaksinojnë fëmijët e tyre që janë alergjikë këshillohen të kontaktojnë Repartin e Imunologjisë në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve.

Advertisements

Show More

Related Articles

Back to top button