Izet Mexhiti në një intervistë për LAJM, i pyetur se si i komenton protestat e prindërve maqedonas kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe në shkollën e Çashkës, u përgjigj duke thënë se kjo tregon pafuqinë e ministrave të BDI-së kur përballen me politikanë maqedonas, duke sshtuar më pas se kjo flet që këta vetëm improvizojnë dhe nuk qeverisin, apo i tregojnë dhëmbët vetëm kur kanë të bëjnë me shqiptarët.
Intervistuesi: Si i komentoni protestat e prindërve maqedonase kundër hapjes së paraleles në gjuën shqipe në shkollën e Çashkës?
Izet Mexhiti: Kjo tregon se ne po improvizojmë qeverisje dhe nuk po qeverisim, ose i tregojnë dhëmbët se po qeverisin kur kanë të bëjnë me opozitën shqiptare. P.sh ministri i arsimit dhe këto ministra nuk kanë aspak problem për të mos votuar për Çairin e Tetovën, nuk e kanë problem për marrjen e kompetencave një kryetari të komunës shqiptare, por janë të pazëshëm, të padukshëm, ta padinjitetshëm kur duhet të zbatohet e drejta kushtetuese e nxënëse pavarësisht parasysh përkatësisë etnike të nxënësve, në këtë rast të nxënësve shqiptarë, atëherë ministri shqiptar dhe këto ministra shqiptarë heshtin sikur nuk kanë të bëjnë me situatën. Kur nuk zbaton kryetari i komunës të drejtën kushtetuese, ministri i arsimit ka të drejtë legjitime t’ia merr kompetencat e arsimit këtij kryetarit dhe të zbatojë ligjin e kushtetutën në nivel të Maqedonisë. Kjo flet që këta vetëm improvizojnë dhe nuk qeverisin, apo i tregojnë dhëmbët vetëm kur kanë të bëjnë me shqiptarët.