LajmeMaqedoni

Komuna e Tetovës: MASh zvogëloi buxhetin për shkollat fillore të Tetovës, shkollat të dëmtuara

Sektori i Arsimit në Komunën e Tetovës sot përmes një konference për shtyp ka reaguar në lidhje me buxhetin për shkollat fillore të kësaj komune. Ata theksojnë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka zvogëluar zvogëluar buxhetin për funksionim normal të shkollave fillore në Komunën e Tetovës dhe se me e planifikuar dëmtohet arsimi dhe nxënësit. Por, nga MASh thonë se komunat do të kenë mjete të mjaftueshme për mbarëvajtje të rregullt të arsimit, shkruan Portalb.mk.

Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike në Komunën e Tetovës, Nazmi Dauti tha se tani do të kenë edhe shkurtime të buxhetit (bllokdotacionit) për vitin 2024 te shkollat fillore të Komunës së Tetovës, me rreth 18 milionë denarë.

“Ky propozim drastik i buxhetit nuk do të jetë i mjaftueshëm për mbarëvajtjen e procesit të mësimdhënies nëpër shkollat tona, I bëjmë thirrje Ministrisë që të ndryshojë kursin dhe të fokusohet në arritjen e standardeve më të larta të cilësisë së arsimit”, tha Dauti.

Ai tha se në krahasim me buxhetin e vitit paraprak këtë vit ka 93.5% të bllok dotacionit të propozuar shkojnë vetëm për rroga, regresin dhe pensionimet që parashihen në shkolla. Ndërsa vetëm 6.5% mbetet buxhet ku shkollat duhet të funksionojnë normalisht, ku përfshihet ngrohja, furnizimi me lëndë djegëse, energjia elektrike, hedhurinat, ujësjellësi dhe të tjera.

“Me këtë buxhet, shkollat tona janë tej mase të dëmtuara dhe është problematike që me këtë buxhet minimal të mund të funksionojnë shkollat”, tha Dauti.

Ata theksuan se do të presin reagim zyrtar nga MASH dhe se do dërgojnë shkresë zyrtare në MASH dhe do shohin për më tutje si do të veprojnë.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit për Portalb.mk theksoi se komunat do të kenë mjete të mjaftueshme për mbarëvajtje të rregullt të procesit arsimor.

“Komunat do të kenë mjetet e nevojshme nga bllok dotacionet dhe po një njëjtat me modelin e ri i cili planifikohet të realizohet nga shtatori i 2024 do të plotësohen me të gjithë mjetet e nevojshme. Komunat do të kenë të gjithë mjetet e nevojshme për realizim pa problem të procesit arsimor në shkollat fillore dhe të mesme”, thanë nga MASh.

Nga sektori për Arsim në Komunën e Tetovës mes tjerash theksuan se MASH ende nuk ka siguruar librat për nxënësit në shkollat e Tetovës, ku mungojnë rreth 35 mijë libra. Për këtë nga MASh, nuk u përgjigjën.

Show More

Related Articles

Back to top button