BotaLajme

Vriten katër palestinezë nga një sulm izraelit në Bregun Perëndimor

Katër palestinezë u vranë të martën nga një sulm me dronë gjatë një bastisje të ushtrisë izraelite në qytetin Xhenin dhe kampet e tij në Bregun e uzurpuar Perëndimor, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë dhe agjencia palestineze e lajmeve, WAFA.

Ushtria izraelite konfirmoi se i ka sulmuar me dronë dhe i ka vrarë një numër të paspecifikuar të palestinezëve, për të cilët tha se u panë duke hedhur mjete eksplozive dhe duke shtënë ndaj forcave të saj.

Ajo tha se trupat e saj po vepronin për “të zbuluar mjete shpërthyese të vendosua nën rrugë për t’i sulmuar forcat e sigurisë”.

Ato gjetën armë, municion dhe mjete shpërthyese, e shkatërruan një objekt për ndërtimin e bombave dhe zbuluan tunele, tha ushtria izraelite në një komunikatë.

Ndërkohë, një person u plagos në një sulm në lagjen Al-Siba në qytetin e Xheninit, raportoi WAFA.

Forcat izraelite po i rrethojnë tri spitale në këtë pjesë, sipas saj.

Para këtij sulmi, Ministria e Shëndetësisë raportoi se 275 palestinezë janë vrarë në Bregun e uzurpuar Perëndimor prej se Hamasi – grupi radikal palestinezë i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – kreu një sulm më 7 tetor në jug të Izraelit.

Show More

Related Articles

Back to top button