LajmeMaqedoni

Pendarovski dhe Giri në konferencën e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian

Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KKBE – MK) sot do të jetë nikoqire e Konferencës plenare, me të cilën e shënon vitin e gjashtë të aktiviteteve të saja, në temë “Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian: Vlera themelore shoqërore për të ardhmen evropiane”, në organizim të Lëvizjes Evropiane në RMV.

Siç bënë të ditur nga Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, fjalime hyrëse do të kenë presidenti Stevo Pendarovski dhe euroambasadori Dejvid Gir.

Në panel diskutimin e parë “Sundimi i drejtësisë – vlerë themelore shoqërore: Udhërrëfyesit dhe rrugët drejt daljes nga udhëkryqi”, në agjendën dërguar nga Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mes tjerash janë edhe Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, Aleksandar Kërzhallovski, drejtor i Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe bashkëkryesues në KKBE-MK, si dhe Aleksandra Deanoska – Trendafillova, koordinatore e Grupit të Punës 3 (Kapitulli 23), profesoresha në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”- Shkup.

Janë paralajmëruar edhe Apostoll Simovski, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës, Frederik Dubost, gjykatës për lidhje – Ministria e Drejtësisë së Francës, ekspert për Evropën Juglindore, Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe Dragan Tevdovski, profesor në Fakultetin Ekonomik, UCM, Shkup dhe Darko Avramovski, drejtor ekzekutiv i Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Show More

Related Articles

Back to top button