Kievi u zgjua nga zhurmat e raketave ruse këtë mëngjes, ku si pasojë 53 persona janë plagosur, mes tyre 6 fëmijë.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia filloi sulmin e saj në orën 03:00.
Ata thanë se rrëzuan 10 raketa.
Sipas kryetarit të qytetit Vitali Klitschko, një ndërtesë apartamentesh u dëmtua në rrethin e Dnipropetrovsk.
Ky është sulmi i dytë kundër Kievit brenda një jave.