Do të zhvillohet sot në Bruksel(13 dhjetor) samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor, ku do të diskutohet për integrimin e vendit.
Nga 27 vendet e BE-së, Greqia është i vetmi shtet që nuk ka firmosur dokumentin e përbashkët për hapjen e pesë kapitujve themelorë të negociatave, duke kërkuar fillimisht betimin e Fredi Belerit si kryetar bashkie të Himarës.
Por GJKKO në një vendim të marrë këtë të hënë (11 dhjetor) hodhi poshtë kërkesën e Belerit për t’i dhënë leje që të Betetohej, duke e konsideruar të pabazuar në ligj.
Gazeta greke Kathimerini, duke cituar burime diplomatike nga Brukseli thotë se “kanë konfirmuar lëvizjet e pritshme të qeverisë së Athinës, e cila nuk do të dakordësohet në vijimin e progresit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit”.
Ndërkohë Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka qenë i qartë gjatë me Greqinë duke i thënë se nuk duhet të krijojë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe.
Nga ana tjetër kryeministri Rama që do marrë pjesë në samtin e Brukselit gjatë kongresit të PS tha se qëndrimi i Shqipërisë për çështjen Beleri nuk do të ndryshojë, as para e as pas takimit të 13 dhjetorit.