Serhio Ramos ka shënuar golin vetëm të Seviljës në humbjen 2-1 ndaj Lens në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 79-të të ndeshjes.
Ramos kështu bëhet mbrojtësi me më shumë gola në Ligën e Kampionëve, me plot 17 realizime.
Kështu, spanjolli kaloi Zherard Pike-n dhe Roberto Karlosin që kanë shënuar nga 16 gola. /IndeksOnline/