BotaLajme

Poloni, ligjvënësi i ekstremit të djathtë me zjarrfikëse shuan qirinjtë ‘Hanukkah’ në parlamentin

Një ligjvënës polak i ekstremit të djathtë me një zjarrfikëse ka shuar qirinjtë ‘Hanukkah’ në parlament, transmeton Anadolu.

Agjencia shtetërore e lajmeve PAP raportoi se Grzegorz Braun, një ligjvënës i lartë i Partisë së Konferederats, mori zjarrfikësen dhe spërkati qirinjtë ‘Hanukkah’.

Qirinjtë ‘Hanukkah’ është një shandanë i ndezur gjatë festës tetë-ditore hebreje ‘Hanukkah’.

Pas incidentit, kryetari i parlamentit, Szymon Holownia, përjashtoi Braun-in nga seanca e djeshme dhe thirri për një pushim të seancës, gjatë së cilës qeveria e re e Donald Tusk do të vihej në votëbesim.

Holownia tha se një mocion kundër aktit të ligjvënësit do të dërgohet në zyrën e prokurorit për prishjen e një ceremonie fetare.

Më vonë, Braun u dënua me tërheqjen e gjysmës së pagës për tre muaj.

Show More

Related Articles

Back to top button