BotaLajme

Marrëveshja tentative e COP28 për klimën bën thirrje për largim nga karburantet fosile

Negociatorët në samitin e klimës COP28 në Emiratet e Bashkuara Arabe të mërkurën ranë dakord për një projekt-marrëveshje përfundimtare, duke u kërkuar vendeve që të parat të largohen nga karburantet fosile për të shmangur ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike.

COP28 filloi në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Dubai, më 30 nëntor dhe ishte planifikuar të mbyllej në mbrëmjen e 12 dhjetorit, por pasi negociatat nuk u mbyllën sesioni përfundimtar pritet të zhvillohet më vonë sot.

“Përfaqësuesit nga 197 vende, përveç Bashkimit Evropian, në COP28 miratuan të mërkurën “Konsensusin e Emirateve të Bashkuara Arabe” mbi ndryshimet klimatike”, tha agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe WAM.

Teksti i projekt-marrëveshjes përfundimtare përmban 196 nene në 21 faqe, shtoi WAM.

Draft-marrëveshja, e përshkruar si një marrëveshje historike, pritet të bëjë që për herë të parë kombet të bien dakord në një samit të OKB-së për klimën për të trajtuar në mënyrë eksplicite lëndët djegëse fosile dhe nevojën për t’u larguar nga nafta, gazi natyror dhe qymyri për të kufizuar ngrohjen globale.

Show More

Related Articles

Back to top button