LajmeRajon

Përdhunimi i 23-vjeçares nga Shqipëria në Pejë, arrestohet babai i ish-deputetit të Kosovës

Para dy ditësh u raportua se një vajzë 23-vjeçare, me probleme të shëndetit mendor, me nënshtetësi të Shqipërisë, u dhunua seksualisht në komunën e Pejës.

Shtetasja shqiptare – siç kishte njoftuar Policia e Kosovës – ishte raportuar si e zhdukur në Policinë e Shtetit të Shqipërisë. Pasi ishte gjetur, 23-vjeçarja ishte dërguar në Emergjencë për kontroll mjekësor, nën dyshimin se ishte dhunuar. E reja nga Shqipëria ishte dërguar më pas për ekzaminim edhe në IML, Institutin mjeko-ligjor.

Sot nga Prokuroria e Pejës, kanë konfirmuar se për këtë rast janë arrestuar dy persona. “Pas një pune intensive operative nga Policia e Kosovës, me autorizimet e Prokurorit të Shtetit sot janë arrestuar dy persona. Të njëjtit janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit për veprën penale “Dhunimi”.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk