Të paktën 11 palestinezë janë vrarë gjatë bastisjes së fundit të forcave izraelite në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu.
Së fundmi ka ndërruar jetë një i ri palestinez i cili i është nënshtruar plagëve të marra nga zjarri i hapur nga ushtria izraelite.
Ushtria izraelite nisi një operacion ushtarak në kampin e refugjatëve Jenin të martën, ndërsa tensionet janë në rritje në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.
Të paktën 288 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite dhe më shumë se 4.000 të tjerë janë arrestuar në Bregun Perëndimor që kur Izraeli nisi një fushatë masive ajrore kundër Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.