LajmeMaqedoni

Zvogëlohet dukshmëria deri në 50 metra për shkak të mjegullës në rrugën Strumicë – vendkalimi kufitar Novosellë

Për shkak të paraqitjes së mjegullës dukshmëri të zvogëluar deri në 50 metra ka në drejtimin rrugor Strumicë – VK Novosellë, kumtoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë në rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga data 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim zgjat deri më 15.03.2024.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Show More

Related Articles

Back to top button