LajmeMaqedoni

Kandidatët në garë për anëtarë të KSHZ, ja emrat

Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve  ka përcaktuar listën e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Në garën për plotësimin e një vendi janë pesë kandidatë:  Beat Dauti, Abdush Demiri, Robert Trajkovski dhe Zulfi Adili.

Pas përcaktimit, lista e kandidatëve duhet të miratohet në seancë plenare.

Dje në mëngjes është ndërprerë seanca e Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime,  pasi kryetarja e Komisionit Marija Georgievska ka theksuar se kandidati  i  opozitës shqiptare LEN,  Abdush Demiri nuk i plotëson kriteret e duhura, sepse është sekretar i përgjithshëm i një partie, ndaj të cilit deputeti i opozitës shqiptare Fadil Zendeli reagoi ashpër duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Zendeli theksoi se gjatë aplikimit për shpallje publike është dorëzuar deklaratë noteriale që vërteton se personi nuk është bartës i pozitës së sekretarit të përgjithshëm të një partie.  Koalicioni opozitar shqiptar LEN insiston që vendi ti takoj atyre dhe se akuzojnë se pushteti po përgatit falsifikim të zgjedhjeve.

Show More

Related Articles

Back to top button