Edhe këtë herë, seanca e Kuvendit u mbyll brenda pak minutash.
Por mazhoranca miratoi me 74 vota në Kuvend, disa ndryshime drastike në rregulloren e Kuvendit.
Mes tyre është edhe përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi për dy muaj nëse ndezin flakadanë.
Deputetët e opozitës protestuan dhe ndezën flakadanë, por Lindita Nikolla vazhdoi me projektin e Edi Ramës.
Ndërkohë nuk është hedhur për votim marrëveshja për refugjatët me Italinë, pasi është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.