
“Havana Caffe” në Gostivar këtë fundvit dhe në fillim të vitit 2024 do ju argëtojë me këngëtarët më të njohur në vend dhe më gjërë.
“Havana Caffe”, e cila është një prej më të frekuentuarave në qytetin e Gostivarit, do sjellë shumë surpriza për të pranishmit.

Më 27 dhjetor për argëtimin e publikut në njërën nga klubet më të famshme të Maqedonisë do kujdeset këngëtarja e njohur Shkurte Gashi.

Ramadan Krasniqi Dani, këngëtari i hiteve për të gjithë grup – moshat vjen me datë 29 dhjetor.
Një natë para ndërrimit të motmoteve, me 30 dhjetor, “Havana Caffe” ka rezervuar këngëtaren Pandora.

Për të gjithë ata që do zgjedhin “Havana Caffe” në Gostivar për të pritur natën e Vitit të Ri, me 31 dhejtor, do argëtohen nga grupi më i kërkuar për momentin për mbrëmjet festive, “Baboo Darabuka” .

Ndërkaq, më 01 janar për fillimin e Vitit të Ri i ftuar në “Havana Caffe” është këngëtari Bujar Mustafa.

Meqenëse “Havana Caffe” tashmë njihet për ambientin komod që ofron, nuk ka dyshim se secila prej këtyre netëve do jetë e paharrueshme.