LajmeSport

Derbi i madhë në Londër, Liverpulli përball kampionit belg

Si në Ligën e Kampionëve edhe kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube, në Evropë, Liga Europa bëhet gati për nisjen e xhiros së fundit, të fazës së gurpeve, , ku shumë skuadra kërkojnë të mësojnë nëse do të arrijnë të kualifikohen për më tej, apo do të shkojnë në Ligën e Konferencës.

Kështu, “Çekanët” e Uest Ham dhe “shqiponjat” gjermanëve, të Frajburgut “masin forcat” për të vendosur se kush do të dalë nga grupi A në vendin e parë, ndërsa Roma e tekniku Hoze Murinjo kërkon tre pikët dhe “shpreson” te një gafë e çekëve të Sllavia Pragës, në mënyrë që të dalë e para në grupin G.

Në krahun tjetër, “Të Kuqtë” e Liverpullit do të udhëtojnë drejt Belgjikës, për t’u përballur me kampionët vendas të Rojall Union Sen Zhillit, ndërsa “bergamaskët” e Atalanta me në krye Berat Gjimshitin, do të udhëtojnë drejt Polonisë, ku nën drejtimin e Enea Jorgjit, në fushën e blertë do të tentojnë sigurimin e 3 pikëve të radhës

Ndërkaq, azerët e Karabagut, skuadër pjesë e së cilës është edhe ish-“fantazisti” i Tiranës, Redon Xhixha pret në Baku, suedezët e Hakenit, ku fitorja do t’i kualifikonte më tej, ndërsa Sparta Praga e Qazim Laçit kërkon fitoren ndaj Aris për të siguruar kështu, avancimin për në fazën tjetër të kompeticionit.

Përballjet në orën 18:45

Roma-Sheriff Tiraspol

LASK Linz-Tuluz

Bajer Leverkuzen-Molde

Panatinaikos-Makabi Haifa

Karabag-Haken

Ren-Viljarreal

Rojal Union SG-Liverpull

Slavia Pragë-Servet

Ora 21:00

Ajaks-AEK

Aris Limassol-Spartë Pragë

Brajton Marsej

Real Betis-Renxhers

Olimpiakos-Baçka Topola

Rakov-Atalanta

Sporting Lisbon-Shtrum Graz

Uest Ham-Frajburg

Show More

Related Articles

Back to top button