LajmeMaqedoni

Petrovska: Mesazhet e Aggeler janë mbështetje për atë çka po bëjmë si shtet

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska thotë se në të gjitha mesazhet që i kemi dëgjuar ditëve të kaluara nga ambasadorja Angela Aggeler dhe nga përfaqësuesit e SHBA-ve nuk sheh si qëllime të vonuara, por përkundrazi, siç thekson ajo beson se ata vetëm do të mbështesin gjithçka që ne si vend dhe si shoqëri përpiqemi ta bëjmë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E pyetur se si ndikon publikimi e emrave të rinj në “listën e zezë” nga ambasadorja Angela Aggeler në integrimin tonë evropian, Petrovska, para fillimit të konferencës së sotme rajonale “Paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor”, thekson se jo vetëm në fushën e mbrojtjes, Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë strategjik që nga pavarësia e këtij vendi.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të ndryshimeve që kemi kaluar në të kaluarën e afërt dhe të largët, çfarë vendimesh duhet të merrnim, të cilat ndonjëherë mund të kenë qenë të vështira, kanë qenë sfiduese politikisht, por megjithatë janë marrë në mënyrë që ne të arrijmë qëllimet tona strategjike.

Nuk shoh ndonjë qëllim të fshehtë në të gjitha ato mesazhe që dëgjuam dje, por edhe ditët e fundit si nga ambasadorja ashtu edhe nga përfaqësuesit e SHBA-së. Përkundrazi, mendoj se ata vetëm se na mbështesin në gjithçka që ne si shtet dhe shoqëri po përpiqemi të bëjmë”, thotë Petrovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button