Liderët e BE-së kanë nisur sot një samit dyditor të Këshillit Evropian, ku do të diskutohet për politikën e zgjerimit të BE-së, duke përfshirë procesin e stabilizim-asociimit dhe hapat e ardhshëm në këtë drejtim.
Rendi i ditës duhet të përfshijë konkluzionet për zgjerimin, të cilat u miratuan të martën në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, dhe në të cilat, në pjesën që ka të bëjë me Serbinë, Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së i kërkohet që urgjentisht t’i propozojnë Këshillit, para fundit të janarit 2024, të amendamentojë dhe plotësojë kriteret për Kapitullin 35 të negociatave të pranimit të Serbisë në mënyrë që, siç u tha, “të reflektojë detyrimet e Serbisë” që dalin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve dhe Aneksi i Zbatimit të saj.
Në konkluzionet thuhet se progresi i Serbisë në fushën e sundimit të ligjit dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën do të vazhdojë të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE.