Analistët Qenan Aliu dhe Albert Musliu komentuan në Klan Debat propozimin që Talat Xhaferi të jetë kryeministër teknik i vendit.
Albert Musliu shprehet se Talat Xhaferi ka kryer me dinjitet çdo pozitë që e ka ushtruar deri tani, duke mos u përfshirë në asnjë skandal.
Nga ana tjetër, Qenan Aliu thotë se kjo është më shumë simbolikë sepse periudha kur Xhaferi do të jetë kryeministër do të jetë periudhë zgjedhore e pa mundësi për të bërë ndonjë ndryshim të madh për shqiptarët.