Në shkurt të vitit të ardhshëm do të fillojë mësimi i gjuhës maqedonase në Katedrën e sapohapur të gjuhës maqedonase në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin në Tiranë, njoftojnë nga Seminari Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase në USHCM.
Nga aty theksojnë se mësimin do ta mbajë ligjëruesja e sapozgjedhur dr. Sllavica Sviderska dhe se në vijim janë proceset e përcaktimit të statusit të lëndës së gjuhës maqedonase.
Me iniciativë të drejtoreshës së Seminarit Ndërkombëtar për gjuhë, letërsi dhe kulturë maqedonase në USHCM në Shkup, prof. Dr. Kristina Nikollovska, siç thuhet në kumtesë, Katedra, përveç mësimit të rregullt, do të mundësojë edhe mësime onlajn falas në gjuhën maqedonase për nivelin fillestar për studentët e interesuar nga Universiteti i Tiranës.
Së shpejti është planifikuar zyrtarizimi i bashkëpunimit dhe takimi i përfaqësuesve të dy universiteteve në Tiranë dhe riaktivizimi zyrtar i Katedrës së Gjuhës Maqedonase në Tiranë.