LajmeMaqedoni

Vazhdon debati i amandamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2024

Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet sot do ta vazhdojë debatin e amandamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2024.

Për Propozim-buxhetin janë parashtruar gjithsej 272 amandamente nga propozues të autorizuar, prej të cilëve 250 janë nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit.

Debati i amandamenteve për Propozim-buxhetin pritet të përfundojë të shtunën, pas çka duhet të miratohen në seancë plenare, në pajtim me afatet e përcaktuara. Buxheti për vitin e ardhshëm duhet të miratohet në Kuvend më së voni deri më 31 dhjetor.

Propozim-buxheti për vitin e ardhshëm është 5,5 miliardë euro. Të ardhurat e përgjithshme në vitin 2024 janë planifikuar në nivel prej 310,1 miliardë denarë dhe të njëjtat janë për 10 për qind më të larta se në krahasim me vitin 2023, ndërsa harxhimet janë planifikuar në nivel prej 343,6 miliardë denarë ose për 5,8 për qind më të larta se në krahasim me vitin 2023.

Show More

Related Articles

Back to top button