Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë në numër të madh si duhanpirës.
45,4 për qind e popullatës janë duhanpirës dhe sipas analizës së fundit të think-tank-it Analytica, 12,4 për qind prej tyre janë të rinj nga 13 deri në 15 vjeç, përcjell INA.
Analiza tregoi se 30 për qind e të rinjve e nisin duhanin para moshës 14 vjeçare dhe 80 për qind e tyre nuk arrijnë që ta ndalin gjatë viteve në vijim.
Sipas hulumtimit të institutit Analytica, prevalenca e pirjes së duhanit në vend është 48.4 për qind, ndërsa në vendet evropiane është shumë më e ulët ose mesatarja e BE-së është 29 për qind. Në Suedi prevalenca është 8,7 për qind dhe në Greqi dhe Bullgari 27 për qind.