Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka uruar Ukrainën dhe Moldavinë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.
“Urime Ukrainës dhe Moldavisë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Sot mund të ishte një ditë festimi dhe hapje kapitujsh në vendin tonë, por forcat e errëta antievropiane po mbajnë peng 2 milionë qytetarë.
Edhe pak”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në Facebook.
Liderët e vendeve anëtare të BE-së kanë vendosur të hapin negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.