Kryetari i demokratëve, Sali Berisha paralajmëroi në “Opinion” se opozita nga e hëna fillon me mosbindjen civile.
Blendi Fevziu: Më the për dosjen, por vetëm një pyetje tjetër dhe i rikthehem unë dosjes. Thatë mosbindje civile që nga e hëna, a mund të ma shpjegoni çfarë do të thotë mosbindje civile dhe çfarë do të ndodh në qoftë se s’do binden protestuesit? Ke një skenar B?
Sali Berisha: Edhe njëherë, mosbindja civile nuk ndodh kurrë menjëherë masive. Nuk ka ndodhur në histori ajo. Mosbindja civile fillohet nga guximtarët dhe ajo bëhet ortek, përmbys diktaturat.
Blendi Fevziu: Nuk keni shumë kohë zoti Berisha.
Sali Berisha: Urdhëro?
Blendi Fevziu: Po hyjmë në vit zgjedhor.
Sali Berisha: Jo, na mjafton kjo kohë që kemi.
Blendi Fevziu: 6-7 muaj ju duhet të përgatiteni për zgjedhje.
Sali Berisha: Na mjafton kjo punë. Ju e dini që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ka marrë fund koha kur mashtrohen më shqiptarët, se ka zgjedhje me Edi Ramën.
Blendi Fevziu: Që do të thotë nuk do të merrni pjesë në zgjedhje? Po është gati Basha.
Sali Berisha: Jo jo, do marrim pjesë në zgjedhje. Po ne po të donim, ne iknim nga Parlamenti, ne s’po e lëshojmë Parlamentin. Ne faktikisht kemi asgjësuar Parlamentin.