LajmeRajon

Serbia ia bën të qartë BE-së: Nuk do të zbatojë marrëveshjet e normalizimit me Kosovën

Serbia ka paraqitur rezerva ndaj deklaratës së miratuar në samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, duke konfirmuar edhe me shkrim se nuk ka ndërmend të zbatojë marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të arritura në Bruksel fillimisht dhe në Ohërë më pas. BE ka konfirmuar se dekalratës i janë bashkuar edhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por Serbia e ka bërë të qartë se pranimi i saj nuk nënkupton edhe njohjen de facto apo de juro të Kosovës. “Republika e Serbisë thekson se kjo mbështetje nuk nënkupton pranimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, në sistemin e organizatave dhe agjencive të OKB-së dhe as të ashtuquajturin integritetin territorial të Kosovës”, thuhet në letrën e rezervave për deklaratën, që ka paraqitur Serbia. Bashkimi Europian ka bërë apel të vazhdueshëm që Kosova dhe Serbia të nisin zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani, pa vonesa dhe pa parakushte ndaj njëra-tjetrës. Megjithatë Serbia e ka theksuar gjthmonë se nuk do të zbatojë asnjë marrëveshje që tejklalon atë që ajo e quan ‘vijë të kuqe’, që është njohja de facto apo de juro e Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button