LajmeMaqedoni

Tregtarët blejnë lirë dhe shesin shtrenjtë, ankohen bujqit

Specat, janë perimet më të kultivuara në vend. Prodhuesit thonë se kanë shumë shpenzime, kurse tregtarët që i blejnë nga bujqit me 30 denarë për kilogram, në pazare i shesin nga 100 denarë.

Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski tha se asnjë bujk nuk ankohet për çmimet e blerjeve me shumicë nga tregtarët, për prodhimet e tyre bujqësore. Madje ai thekson se eksporti i tyre është rritur për 30% dhe qëllimi i autoriteteve është që të rrisin prodhimin vendor duke ulur sa më shumë varësinë e importit.

“Prodhuesit të kulturave bujqësore si fruta dhe perime, unë nuk kam dëgjuar vitin e fundit asnjë nga këta sektorë të diskutoj për çmimin sepse dua të flas me fakte e argumente, atë e meriton çdo qytetarë. Çmimet e frutave dhe perimeve të prodhuesve primarë rriten vazhdimisht dhe ne përpiqemi t’i mbështesim prodhuesit vendorë. A e dini sa është eksporti i frutave dhe perimeve me gjithë përpunimet, po rritet shpejtë që dëshmon se interesi i prodhuesve vendor është i lartë dhe bujqit janë të kënaqur”, tha Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.

Edhe pse ministri Nikollovski thotë se nuk ka dëgjuar dikush të jetë ankuar, bujqit tregojnë për çmimet e ulëta të blerjes së prodhimeve të tyre. Madje ata shprehin hapur pakënaqësitë se mezi ia dalin të ekzistojnë.

“Gjatë këtij viti çmimi kryesisht sillej nga 25denarë për një kilogram speca dhe 30 denarë të klasës parë. Por, siç janë bërë këto shtrenjtime fare nuk shpaguhet prandaj bujqit heqin dorë nga kjo punë dhe ikin jashtë shtetit. Ne prodhojmë, por çmimin e caktojnë ata që shesin, ne nuk ju vëmë çmim produkteve tona. Ne i çojmë në shitje me shumicë për 25-30 denarë për kilogram, ata që i blejnë nga ne dhe i shesin në pazare e rrisin çmimin”, theksoi Hristina Çagarovska, bujke.

Ky bujk nga Komuna Mogillës tha se merret me kultivimin e grurit, misrit dhe lulediellin, por nuk është aspak i kënaqur me çmimin e blerjes me shumicë nga tregtarët, të cilët tha se përfitojnë në kurriz të tyre.

“Shumë vështirë të mbahemi, ka shpenzime të larta si plehu artificial dhe spërkatja me kimikate kurse çmimi i blerjeve këtë vit ishte shumë i ulët se nuk na shpaguhet, ta them sinqerisht. Vështirë e kemi të gjejmë edhe punëtorë andaj punojmë e gjithë familja”, deklaroi Vasko Nedelkovski, bujk.

Ministria e Bujqësisë përmes masave për zhvillimin e agrobiznesit sot shpërndau grante për bashkëfinancim deri në 10 mijë euro për bujqit vendorë, të cilët kanë aplikuar për të rritur prodhimtarinë e tyre me anë të pajisjeve bujqësore dhe mekanizmave të tjerë. Për këtë vit u firmosën 206 kontrata për bujqit nga i gjithë vendi. Aktualisht, rreth 8 mijë bujq janë të regjistruar në mbarë territorin që merren me këtë veprimtari. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button