LajmeMaqedoni

Simovski: Me ikjen e popullatës humbasim potencial të punës, ne tashmë importojmë fuqi punëtore

Enti Shtetëror për Statistika sot publikoi projeksionet për demografinë në vend, ku mes tjerash thuhet se ka rrezik që vendi deri në vitin 2070 të mbetet me 1.3 milionë banorë, përcjell TV21. Kreu i ESHS-së, Apostoll Simovski thotë se kjo duhen politika për kualifikim të punëtorëve, sepse zvogëlimi i popullatës nënkupton edhe munges të fuqisë punëtore.

Në lidhje me: Projeksioni i ESHS-së: Popullsia në Maqedoninë e Veriut mund të bie në 1.3 milionë banorë!

“Ne me ikjen e popullsisë humbasim potencialin e punës, ne tashmë kemi munges të fuqisë punëtore, tashmë importojmë fuqi punëtore. Ky proces do të ndodhë, deshëm ne apo jo. Duke e ditur që kemi nevojë për një punë të këtillë, mund të krijojmë politika se çfarë duam, duam këto profesione, ato profesione, njerëz të kësaj moshe, kështu të arsimuar dhe ngjashëm”, tha Simovski./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button