LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Do të takohem me Mickoskin për Qeverinë teknike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se pret që së shpejti të ketë takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, për të biseduar për Qeverinë teknike.

“Gjithsesi se do të kemi takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, pasi vlerësoj se ky është komunikim normal, në të cilin do të diskutohen këto tema. Por ende nuk bëhet fjalë për diçka që mund të ketë interpretim të lirë, bëhet fjalë për dispozitë ligjore për disa resore dhe pozita që secila nga partitë e përfaqësuara në Kuvend i plotëson sipas zgjidhjes ligjore”, theksoi Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur kur do të takohen me Mickoskin, Kovaçevski u përgjigj se kjo do të ndodh së shpejti, por siç tha ai, pasi është çështje teknike, mendon se nuk do të jetë takim pompoz të liderëve, siç zakonisht dinë të jenë.

Ai shtoi se Qeveria teknike është obligim ligjor, ndërsa për zgjedhjet në vend do të ketë Qeveri teknike, sepse, theksoi, ligjet janë këtu për t’i respektuar. “Nëse flasim për sundimin e së drejtës, atëherë nuk mund të themi se një ligj do të respektohet, ndërsa një tjetër jo, ose se ky ligj do të respektohet siç është shkruar, ndërsa ky do të respektohet në mënyrë tjetër. Detyrim i im ligjor është që 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, si kryetari i Qeverisë të jap dorëheqjen dhe këtë do ta bëjë brenda afatit ligjor, ndërsa obligim i partive politike sipas ligjit, është të delegojnë përfaqësuesit e tyre në atë qeveri teknike, e cila do të zbatojë zgjedhjet”, tha Kryeministri.

Ai theksoi se procesi është shumë i qartë dhe gjatë periudhës së ardhshme do të kryhen të gjitha procedurat ligjore për realizimin e tij.

Show More

Related Articles

Back to top button