LajmeMaqedoni

Aliu: Tani edhe Maqedonia e Veriut ka vend në orbitë, hapi tjetër është lançimi i satelitit

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu ka njoftuar se Maqedonia e Veriut nga sot do të ketë pozicion orbital të sigurt, ndërkaq ka paralajmëruar se hapi i radhës do të jetë lançimi i satelitit, transmeton TV21.

“Pozicioni ynë Orbital është i sigurt që nga sot, hapi tjetër është lançimi i Satelitit

Dubai – Me kënaqësi ndaj lajmin e madhe me ju, se sot në agjendën e Konferencës Botërore të Radio komunikacionit të ITU-së (WRC-23), fimosa Aktin Përfundimtare për marrjen e pozitës në orbitë tëMaqedonisë së Veriut.

Me nënshkrimin e Akteve Përfundimtare, përcaktohet mënyra e përdorimit të përbashkët të spektrit të radio frekuencave dhe orbitës satelitore.

Procesi i koordinimit për të marrë të njëjtin pozicion në orbitë në shërbimin satelitor fiks dhe atë të transmetimit ishte i gjatë, por në fund NE JA DOLËM ME SUKSË. Sot edhe Maqedonia e Veriut ka vend në ORBITË. Pozicioni ynë që nga sot është i sigurt në orbitë dhe hapi tjetër është lançimi i Satelitit!

Arritja e dytë për vendin tonë është Dividendi Digjital 3. Me këtë të fundit ne lirojmë hapësirën e frekuencave për gjeneratën e gjashtë të rrjeteve celulare (6G) në brezat e frekuencave më të ulëta.

Sot, vende nga e gjithë bota u mblodhën në Dubai, në Konferencën Botërore të Radio Komunikacionit të ITU (WRC-23) për të përcaktuar transformimin digjital të botës që është në zhvillim e sipër”, bëri të ditur Aliu.

Show More

Related Articles

Back to top button