Lajme

Ahmeti: Elektorati i BDI-së është i betonuar, 99% e elektoratit të BDI-së nuk ka votuar parti tjetër

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një tubim të Forumit Rinor të Tetovës, tha se elektorati i BDI-së është i betonuar dhe se 99% e elektoratit të BDI-së nuk ka votuar parti tjetër në këto 20 vitet e fundit.

“Edhe me ministër të Financave, të Punëve të brendshme, ministër i Punë të Jashtme, gjitha dikasteret. U bë nami kur Talat Xhaferi u zgjodh kryetar Kuvendi. Jam i lumtur që elektorati i BDI-së është një elektorat i betonuar, një nga elektoratet më të forta të subjekteve politike. 99% e elektoratit të BDI-së nuk ka votuar parti tjetër, vetëm në BDI nuk kanë vetuar tjetër. Nuk diskutohet për fitore, por sa do të jetë fitorja, sa e dendura do të jetë ajo.”- tha Ahmeti.

Show More

Related Articles

Back to top button