LajmeMaqedoni

QMK: Informacion urgjent për të gjithë personat që ndodhen aktualisht në Liqenin e Berovës

“Personat që aktualisht ndodhen në afërsi të Liqenit të Berovës nuk duhet të udhëtojnë dhe nëse kanë nevojë për ushqime dhe ilaçe duhet të telefonojnë në numrin 112 në QMK, pas së cilës Komuna e Berovës do t’ua dorëzojë atë që u nevojitet”, thuhet në QMK.

Qendrat rajonale të menaxhimit të krizave Berovë dhe Shtip në një komunikim operativ koordinues përmes Departamentit për Operacione dhe Koordinim kanë raportuar se rruga Berovë-Strumicë është plotësisht e mbyllur për shkak të reshjeve të borës dhe rënjes së pemëve në rrugë.

Në veçanti, drejtimi rrugor Berovë-Ablanicë-Berovsko është pezulluar për shkak të rënies së pemëve në rrugë. DMSH dhe Policia kanë mbajtur një takim koordinues në Berovë dhe është vendosur që të gjithë personat që aktualisht ndodhen në afërsi të liqenit të Berovës të mos udhëtojnë dhe nëse kanë nevojë për ushqim dhe ilaçe të kontaktojnë në numrin 112 dhe të deklarojnë nevojat e tyre, pas së cilës Komuna Berova do të ndërhyjë: përmes njerëzve të tyre të japin atë që u duhet.

Ndryshe, mediat, si dhe QMK, DPHM dhe shërbimet tjera në vend, çdo ditë i kanë informuar qytetarët për reshjet e pritshme të borës këtë fundjavë, të cilat rekomandohet të merren parasysh gjatë planifikimit të përgjithshëm të udhëtimit të fundjavës dhe qëndrimit në zona të bukura malore.

Show More

Related Articles

Back to top button