Teksa ditën e sotme do të mblidhet Këshilli i Mandateve, ku do të votohet për të hequr imunitetin e deputetit Sali Berisha në Kuvend, me kërkesën e SPAK, vjen reagimi nga ish-kryeministri.
Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur në afërsi të Kryesisë së Kuvendit, para protestës së paralajmëruar nga opozita.
Berisha i cili thotë se Rama është i tmerruar. Ndërkohë, ish-kryeministri ka paralajmëruar edhe një dalje për mediat në orën 11:00 nga selia e PD, ndërsa mbledhja e Këshillit të Mandateve pritet të nisë në 12:00. “Tmerrohet Rama dhe narko-qeveritarët e tij! Betejë pa kthim! Rroftë Opozita. Sb”, shkruan Berisha në Facebook.