LajmeMaqedoni

Rritet numri i pacientëve me virus

Mjekët thonë që më të prekur nga ky virus janë fëmijët deri në 6 vjec, të sëmurët kronikë si dhe gratë shtatzëna. Sezoni i dimrit është specifik për gripet dhe viruset.

Mjekja Ajshe Abazi thotë se janë shtuar vizitat e pacientëve nëpër ambulanca. Ajo thotë se në bazë të simptomave u japin edhe terapinë e nevojshme pacientëve të tyre.

“Është dyfishuar numri I pacientëve që vijnë për kontrolla mjekësore për shkak se tash në sezonën e dimrit kemi të shprehura më shumë viruset resipiratore të rrugëve të sipërme të frymemarrjes .dmth është më I lartë numri se muajt e tjerë.Simptomat janë metemperaturë ,kollitje, koll I thatë ,dhimbje fyti ,dhimbje trprore,plogështi dhe kjo I detyron pacientët që të bëjnë kontrolle më të shpeshta tek ne. Në fillim të siptomave të virusit ne u japim terapi simptomatike ,antiperitik për uljne e temperaturës dhe analgjitik kundër dhimbjeve dhe tu lehtësojmë gjendjen ,vitamin terai u preferojmë që të pijnë lëngje më shumë most ë vie deri te dehidrimi”, u shpreh mjekja Ajshe Abazi.

Qytetarët e anketuar thonë se në këtë periudhë ata dhe të afërmit e tyre, e sidomos fëmijët, janë prekur nga virusi, por disa prej tyre nuk kanë kërkuar ndihmë mjeksore, po kanë zgjedhur të mjekohen në shtëpi.

“Ju largohem antibiotikëve ,më shumë përdori caja ,supa e gjëra më të lehta deri sa të kalojë”, theksoi qytetari.

“Tash e ka kap një koll,besoj që do të jetë më mirë ta kontrolloj tek mjekja ,shkaku që viruset janë tepër edhe koha është shumë e keqe”, u shpreh qytetari.

“Kam qenë e ftohur për shkak të ndryshimit të motit ,mundohem cdoherë vet të shërohem në shtëpi me caja dhe ,limon”, theksoi qytetari.

“Me rekomandim të mjekut marrim edhe medikamente ,po përdorim në përgjithësi”, u shpreh qytetari.

Mjekja Abazi rekomandon që personat e prekur me virus të izolohen nga të tjerët. Të marrin terapitë e përshkruara nga mjekët, të ushqehen shëndetshem, të marrin edhe vitamina që të mos e humbin imunitetin e tyre si dhe të kujdesen për higjienën personale.

Show More

Related Articles

Back to top button