Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski tha se zgjedhjet në Serbi kanë ulur intensitetin e komunikimit me autoritetet serbe për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë nga Nishi deri në Shkup, shkruan TV21. Boçvarski tha se bashkërisht me Serbinë do të kërkojnë mjete për këtë projekt ndërsa theksoi se pjesa jonë, prej 50 kilometrave, do të lidhet edhe me Aeroportin e Shkupit.
“Duke e marrë parasysh se në fundjavën e kaluar janë organizuar zgjedhje parlamentare në Serbi, që e ngadalësuan dinamikën e takimeve dhe të komunikimeve mes dy palëve, por ajo që mund ta theksojë është se bashkërisht do të marrim pjesë edhe para institucioneve ndërkombëtare të financave, bashkërisht do të marrim pjesë edhe në koordinimin për lidhjen e këtij projekti të rëndësishëm të Korridorit 10 për hekurudhën e shpejtë, ndërsa nga ana jonë shtesë punojmë edhe për pikën e përbashkët kufitare, pikën kufitare të hekurudhës mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, është pika kufitare “Tabanoc” që do të jetë nga ana e Maqedonisë, por do të jetë i përbashkët për të dy shtetet”, tha mes tjerash Boçvarski./tv21.tv