Leonardo Bonuçi bëhet opsion për t’u marrë në konsideratë për mbrojtjen e Romës. Sipas burimeve, në fakt, klubi verdhekuq po vlerëson edhe ish-lojtarin e Juventusit, tani tek Union Berlin, për të forcuar prapavijën, pasi do të humbasë Evan N’Dicka për Kupën e Kombeve të Afrikës, ndërsa Smalling do të mungojë për një kohë të gjatë, e pacaktuar.
Arsyeja është e kuptueshme: përveç përfaqësimit të zgjidhjes me kosto të ulët të kërkuar në “Trigoria”, Bonucci do të çlirohej lehtësisht nga klubi gjerman. Ai është lojtar ekspert, e njeh më së miri Serie A dhe nuk ka nevojë për kohë përshtatjeje.
Ai dëshiron të kthehet shpejt dhe të afrohet më shumë me familjen e tij, e cila mbeti në Torino gjatë këtyre muajve të përvojës së komplikuar gjermane
Vështirësitë jashtë fushës, të kombinuara me sezonin negativ të Union Berlin (jashtë Ligës së Kampionëve dhe në luftë të plotë për mbijetesë në Bundesliga) e forcuan dëshirën e mbrojtësit italian për t’u larguar menjëherë nga Gjermania. Në verë u fol që Bonucci ishte i lidhur fort me Lazion. Tashmë mbërritja në kryeqytet është kthyer në modë për të, por nga ana e verdhekuqve.