Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dega në Bujanoc, Ragmi Mustafi, ka thënë se Shaip Kamberi ka fituar votat e mjaftueshme për ta siguruar ulësen në parlamentin e Serbisë.
“Deri më tash mbi 8 mijë e 200 kuti numërimi votash që janë në Serbi, nga 7 900 vend votime që janë përpunuar, zoti Kamberi ka marrë rreth 13 mijë e 400 vota, përderisa listës që i pa pri Shqipërim Arifi ka marrë 3 155 vota. Zoti Kamberi prin bindshëm në komunat: Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc”, tha ai.
Mustafi ka thënë se është mision i Shaip Kamberit që të përçojë zërin e shqiptarëve të Luginës në Parlamentin e Serbisë. Presidentin e sapo zgjedhur të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur albanofob.
closevolume_off
‘’Zoti Kamberi do të përfaqësojë ato që ka përfaqësuar deri më tash, ka pas një përfaqësim të dinjitetshëm. Në vazhdimësi zoti Kamberi ka thënë që nuk duhet të dorëzohemi dhe të mos nënshtrohemi ndaj regjimit diktatorial të zotit Vuçiq që tash ka fituar në mënyrë absolute. Kjo kundërshti vjen nga ajo që ai imponon një qasje albanofobe ndaj shqiptarëve në përgjithësi”, tha Mustafi.
Mustafi i është përgjigjur edhe kritikave të kryetarit të Preshevës, Shqipërim Arifit, i cili ka thënë se Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk e kanë përkrahur atë për kandidat për deputetet të parlamentit të Serbisë duke krijuar, sipas tij, përçarje ndërmjet shqiptarëve.
“Edhe në zgjedhjet e kaluara ishte rezultati i po thuajse i afërt. Kësaj radhe qasje e zotit Kamberi me Prishtinë zyrtare dhe Tiranën ka dëshmuar edhe më fort se zoti Kamberi tashmë në nivel të Luginës ka marrë më shumë se 12 mijë vota. Kjo tregon se shqiptarët i kanë dhënë goditje Arifit dhe qasjes së tij jo të pëlqyeshme dhe jo të drejtë e cila nuk i përfaqëson shqiptarët e Luginës”, tha ai.