LajmeMaqedoni

Policia e arrestoi 54 vjeçarin dhe i konfiskoi 3 mijë mjete piroteknike në Tetovë, përsëriti që dënimet janë deri 250 euro

Në sheshin e Tetovës sot është arrestuar 54 vjeçari për shkak se te ai janë gjetur 3 mijë mjete piroteknike, duke përkujtuar që dënohen qytetarët që përdorin mjete piroteknike, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit e policisë në SPB Tetovë, sot rreth orës 15:00, në sheshin e qytetit në Tetovë, kanë arrestuar 54 vjeçarin nga Tetova F.A. për shkak se te ai janë gjetur dhe konfiskuar mbi 3 mijë mjete të ndryshme piroteknike”, deklaroi Policia.

Ndaj tij pritet kallëzim penal në bazë të nenit 396 nga Kodi Penal, duke përkujtuar Policia se shitja, blerja dhe përdorimi i mjeteve pirotetknike është e kundërligjshme. Përdorimi i tyre në vendet publike është i dënueshëm prej 100 deri 250 euro.

Show More

Related Articles

Back to top button