LajmeMaqedoni

Rrëshqitje dheu në rrugën Mavrovë-Dibër

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se nga 09:00 e ditë së sotme komunikacioni në rrugën Mavrovë – Dibër, përballë fshatit Zhirovnicë, zhvillohet në një korsi, për shkak të rrëshqitjes së dheut në rrugë.

Derisa Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore. Në Manastir ka paraqitje të mjegullës me dukshmëri deri në 100m.

LAMM rekomandon respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Show More

Related Articles

Back to top button