LajmeRajon

Opozita serbe sërish sot do të organizojë protestë në Beograd

Kuvendit të Serbisë dhe para ndërtesës së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ), transmeton gazeta Danas. Përfaqësuesit e opozitës kritikojnë se procesi zgjedhor i zgjedhjeve në Beograd dhe në Serbi ishte jo legjitim, transmeton Portalb.mk.

“Do t’i ftojmë njerëzit të mblidhen çdo ditë para godinës ku ndodhet Komisioni Republikan Zgjedhor. Është e pamundur të hysh në godinë, dyert janë të blinduara dhe ka shumë polici. Metoda e vërtetë për të luftuar vjedhjen e zgjedhjeve është protesta dhe presioni ndaj KRZ-së”, tha deputeti i koalicionit opozitar Sërgjan Milivojeviq.

Ai tha se opozita do të informojë misionin e OSBE-së në Serbi për të gjitha dëshmitë e vjedhjes së zgjedhjeve. Sipas tij, në komisionin zgjedhor të qytetit në Beograd dje i është ndaluar të flasë për vjedhjen zgjedhore dhe të prezantojë provat. “Serbia kundër dhunës” akuzon qeverinë se ka siguruar 40,000 dokumente personale identifikimi për njerëzit që nuk jetojnë fare në Beograd.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme gjermane mbrëmë ka reaguar për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në Serbi. Kjo ministri thekson se parregullsitë zgjedhore janë të papranueshme për një vend kandidat për anëtarësim në BE.

“Serbia votoi, por OSBE dhe ODIHR raportojnë keqpërdorim të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave. Është e papranueshme për një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, njofton MPJ gjermane në rrjetin social X, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Zyra e OSBE/ODIHR-it tashmë ka njoftuar se zgjedhjet në Serbi u shënuan nga parregullsi të rënda, shpërdorime të fondeve publike, dominim mediatik i presidentit Aleksandar Vuçiq, fushata negative dhe nxitje frike.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së kanë monitoruar procesin e mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi.

“Këto janë probleme serioze me të cilat institucionet duhet të merren dhe të hetojnë seriozisht, për të krijuar kushte të drejta zgjedhore dhe një demokraci më të fortë në Serbi në të ardhmen”, u njoftua në konferencën për shtyp të OSBE/ODIHR.

Lidhur me parregullsitë gjatë ditës së zgjedhjeve, OSBE/ODIHR deklaroi se ka vërejtur “votim në grup dhe shkelje të fshehtësisë së votës”.

“Ne kemi parë parregullsi serioze, duke përfshirë blerjen e votave”, thanë vëzhguesit ndërkombëtarë më 18 dhjetor.

Show More

Related Articles

Back to top button