Nëse opozitës shqiptare nuk i jepet anëtari në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, VMRO-DPMNE-ja do ta shqyrtojë mundësinë të tërhiqet nga KSHZ-ja. Këtë e deklaroi sot lideri i opozitën maqedonase, Hristijan Mickoski i cili tha se po konsultohet me bashkëpunëtoret dhe organet e partisë për një veprim të tillë. Sipas tij, KSHZ-ja e pakompletuar nënkupton proces zgjedhor jo demokratik.
“E shohim se si opozita shqiptare nuk mundet në mënyrë të rregullt të propozojnë anëtarë në KSHZ. Nëse vazhdon kjo qasje, më duhet patjetër ta them edhe pse akoma po konsultohem, por nuk ka arsye as VMRO-DPMNE-ja të merr pjesë në KSHZ. Në këtë rast le t’i mbajnë zgjedhjet BDI-ja, LSDM-ja, Ali Ahmeti, Zeqeviçi, Mariçiqi dhe Spasovski dhe ta shohim se çfarë zgjedhje do të kemi. Që tani po e shohim se dikush po bën përpjekje që të kemi proces zgjedhor jo legal dhe jo legjitim”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.