Refuzimi i 8 Komisioneve Hetimore është kthyer në kalin e betejës të deputetëve të Rithemelimit duke futur në kaos kuvendin mes tymit të flakadanëve.
Si përgjigje, deputetët socialist në komisionin parlamentar të ligjeve vetëm me votat e anëtarëve të tyre, miratuan ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore bazuar në modelin gjerman, siç tha deputetja Ermonela Felaj.
Ndryshimet përfshinë pasjen e një objekti hetimi të fokusuar në çështje ose në subjekte konkrete.
“Duhet të ekzistojnë të dhëna ose indicie të mjaftueshme, për ekszistencën e çështjes për të cilin kërkohet ngritja e komisionit hetimor”.
Një tjetër ndryshim sanksionon se “Për pyetjen si dëshmitarë të personave që janë thirrur ose ose do të thirren nga organi i prokurorisë/gjykatës për procesin penal të lidhur eventualisht me çështjen objekt hetimi, Komisioni merr leje paraprakisht nga prokuroria ose gjykata ku ndodhen aktet për objektin dhe kufijtë e dëshmisë.
“Nuk janë të gatshëm që të ndryshojnë ligjin për t’i dhënë hapësirë parlamentit, por e ndryshuan ligjin për ta bërë një instrument, që sa herë do qeveria të pengohet komisioni hetimor siç ka bërë deri më sot”- deklaroi Tabaku pas ndryshimeve.