LajmeRajon

Viola von Cramon kërkon hetim për zgjedhjet në Serbi: U mbajtën në kushte të pabarabarta

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se zgjedhjet në Serbi janë mbajtur në kushte të pabarabarta dhe me parregullsi të shpeshta.

Në llogarinë e saj në Tëitter, ajo ka kërkuar mbikëqyrje ndërkombëtare dhe një hetim i plotë.

“Zgjedhjet serbe u mbajtën në kushte të pabarabarta të lojës dhe u zhvilluan me parregullsi të shpeshta gjatë dhe para ditës së zgjedhjeve, si keqpërdorimi i burimeve administrative, blerja e votave dhe cenimi i fshehtësisë së votës”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, ka dëshmi të rasteve të sjelljes së organizuar të votuesve nga Republika Srpska dhe frikësimit të votuesve.

“Ne prisnim absolutisht standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat në BE, i cili negocion anëtarësimin në BE. Nevojitet një mbikëqyrje ndërkombëtare dhe një hetim i plotë”, ka thënë Von Cramon.

Show More

Related Articles

Back to top button