Këshilli Kombëtar për Eurointegrime dhe Komisioni Kuvendor për Çështje Evropiane sot në Kuvend do të mbajnë seancë të përbashkët. Në rend dite është Shqyrtimi i Projekt Udhërrëfyesve për sundimin e ligjit dhe për për reforma në administratën publike.
Kjo seancë e përbashkët e Këshillit Kombëtar për Eurointegrime dhe Komisionit kuvendor për Çështje Evropiane u anulua më 11 dhjetor për shkak të, siç ishte theksuar, mosplotësimit të kushteve dhe detyrimeve ligjore për seancë të mbyllur me material të klasifikuar me nivel të fshehtësisë.
Kryetari i Këshillit Kombëtar për Eurointegrime Aleksandar Nikolloski atëherë kërkoi nga të pranishmit të anulohet seanca për shkak të mosplotësimit të kushteve dhe obligimeve ligjore për seancë të mbyllur me material të klasifikuar me nivel të fshehtësisë. Informon se seanca e ardhshme pas këtyre pikave do të mbahet më 20 dhjetor.
“Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me materiale të tilla të ndjeshme në përputhje me dispozitat ligjore, seanca e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe e Komisionit për Çështje Evropiane duhet të jetë e mbyllur. Dhe duke marrë parasysh se seanca është e mbyllur, ka procedura dhe kufizime të qarta ligjore për mënyrën se si materiali duhet të dorëzohet dhe shpërndahet te anëtarët e Këshillit Kombëtar, te deputetët dhe të gjithë të tjerët që kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë punë. Duke pasur parasysh se këto janë procedura të reja dhe se të gjithëve ndoshta u duhet më shumë kohë që këto procedura të bëhen praktikë, shpresoj se në të ardhmen do t’i përdorim më shpesh”, tha Nikollovski.