Supremja e Colorados përjashton Trumpin nga gara për president
Gjykata Supreme e Colorados ka shpallur të martën ish-presidentin amerikan Donald Trump të papërshtatshëm për kandidat për president në SHBA, për shkak të kryengritjes pas humbjes vite më parë.
Ai është hequr nga gara për president, duke nxitur përballje të mundshme në gjykatën më të lartë të vendit për të vendosur nëse kandidati i Republikanëve mund të mbetet në garë.
Është hera e parë në histori që është përdorur një arsyetim i tillë për ta diskualifikuar një kandidat për president.
Vendimi erdhi duke u bazuar në arsyetimin e një gjykate qarku që pati vendosur se Trumpi inicioi kryengritjen në sulmin e 6 janarit 2021 në Capitol, por ka thënë se atij nuk mund t’i ndalohet votimi.
Vendimi vlen për votimet fillestare të 5 marsit, kur republikanët votojnë për kandidatin e preferuar për president. Megjithatë, përmbyllja e rastit mund të ndikojë edhe në zgjedhjet e përgjithshme të 5 nëntorit.
Trumpi është konsideruar kandidati kryesor i Republikanëve për zgjedhjet e fundvitit.