Kryetari i ASH-së dhe i komunës së Gostivarit, Arben Taravari është ndneruar me çmimin “Albanian Grand Exellence 2023” në një event të njohur që organizohet çdo vit në Shqipëri.
Ky çmim ndahet çdo vit për personalitetet e suksesshme në fusha të ndryshme.
Ndarjen e çmimit e ka bërë të ditur Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Faleminderit Shqipëri! Faleminderit Albanian Exellence 🙏”.
Sivjet ishte përvjetori i 11 i këtij manifestimi mbarëkombëtarë që u mbajt në Tiranë.