LajmeMaqedoni

PROJEKTET PËR KOMUNAT / Dhjetë për shqiptarët, 53 për maqedonasit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndarë dje vendimet për miratimin e projekteve për komunat në vlerë prej dy miliardë denarë (32.5 milionë euro), të cilat janë të dedikuara për realizimin e më shumë se 60 projekteve në komunat e vendit, përfshirë edhe ato të qyteti të Shkupit (Komuna Qendër, Gjorçe Petrov, Saraj, Aerodrom, Ohër, Makedonski Brod, Manastir, Kriva Pallankë, Shtip, Likov, Kërçovë, Vallandovë, Strumicë, Rosoman, Dojran, Berovë, Dellçevë, Zhelinë dhe Gostivar). Thënë me fjalë tjera, nga 63 komuna që përfitojnë mjete për projekte kapitale, vetëm 10 janë që udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë. Me vendim është paraparë që këto mjete të dedikohen për realizimin e projekteve që do të plotësojnë nevojat e qytetarëve në nivel lokal, si ndërtimi dhe zgjerimi i institucioneve arsimore dhe shëndetësore, objekteve sportive, pastaj realizimi i projekteve në fushën e infrastrukturës, si dhe projekte në fushën e mbrojtjes së mjedisit që ndikojnë në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve.

Marrëveshjet janë nënshkruar nga përfaqësues të ministrive/institucioneve dhe komunave, ndërsa fjalim ka mbajtur kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në ngjarje kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ai i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i Arsimit, Jeton Shaqiri, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, i Transportit dhe  Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, dhe ministrja e  Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, si dhe Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport dhe kryetarë të komunave.

Nga projektet e infrastrukturës rrugore, gjithsej 360 milionë denarë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do t’i ndahen Qytetit të Shkupit për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” në lagjen Vizbegë. Ndër projektet më të mëdha, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të ndajë 110 milionë denarë për rindërtimin e rrugës “8 Shtatori” në Orizare të Epërme në Manastir. Mjete do të ndahen edhe për përfundimin e urës “Ljubjanska” në Shkup. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndan 100 milionë denarë për vazhdimin e ndërtimit të shkollë fillore “Bllazhe Koneski” në Komunën e Aerodromit, ndërsa me mjete të kësaj ministrie do të ndërtohet edhe shkolla fillore “Kliment Ohridski” në fshatin Draçevë dhe është planifikuar ndërtimi i shkollës së re fillore “Krste Misirkov”.

Me mjete të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të ndërtohet një sallë sportive në shkollën “Vanço Nikoleski” në fshatin Leskoec të Ohrit, si dhe do të rindërtohet dhe përshtatet hapësira për objektin e ri shkollor për nevojat e shkollës “Koço Racin” në Ohër.

Do të ndërtohen edhe kopshte të reja. Me mjete nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në vlerë prej 60 milionë denarë, në kuadër të kopshtit “Rosica” në Stopanski Dvor, Komuna Gjorçe Petrov do të ndërtojë çerdhe të re me kapacitet për 100 fëmijë.

Zgjerime dhe përmirësime janë planifikuar edhe për çerdhet në Komunën e Aerodromit. Në Prilep do të ndërtohet një fabrikë për riciklimin e mbeturinave me mjete nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej 90 milionë denarë. Në sferën e mjedisit është paraparë ndërtimi i impianteve të trajtimit në Çuçer Sandevë dhe Pllasnicë. Në Komunën e Ilindenit do të bëhet rikonstruksioni i autoambulancës, për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 8 milionë denarë për këtë qëllim. Ndarja e mjeteve nga Qeveria parasheh edhe ndërtimin e sallës sportive në Komunën e Shtipit me mjete të Agjencisë për Rini dhe Sport. Megjithatë, për Çairin, Strugën dhe Tetovën nuk janë paraparë mjete për projekte. Mjete nuk janë paraparë as për Studeniçanin dhe Haraçinën. Në ndërkohë, për disa nga komunat maqedonase, janë paraparë jo nga një – por nga dy apo tre projekte të ndryshme.

53 PROJEKTET QË U FIRMOSËN PËR KOMUNËT MAQEDONASE

  1. MSH-Ilindeni, ambulancë
  2. MASH-Aerodromi, zgjerim shkolle
  3. MASH-Gazi Babë, zgjerim shkolle
  4. MASH-Kisella Voda, zgjerim shkolle
  5. MASH-Ohër, shkollë
  6. MASH-Ohër, sallë sporti
  7. MPPS-Aedordom, kopsht për fëmijë
  8. MPPS-Butel, kopsht për fëmijë
  9. MPPS-Gjorçe Petrov, kopsht për fëmijë
  10. MPPS-Karposhi, kopsht për fëmijë
  11. MPPS-Kisella Voda, kopsht për fëmijë
  12. MTL-Berova, rrugë
  13. MTL Manastir rrugë
  14. MTL Bogdanc rrugë
  15. MTL Bogdanc rrugë
  16. MTL-Qyteti i Shkupit, rrugë
  17. MTL-Dellçeva, rrugë
  18. MTL-Dellçeva, rrugë
  19. MTL-Demir Kapi, rrugë
  20. MTL-Dojrani, garazhë në kate
  21. MTL Ilindeni rrugë
  22. MTL Jegunovca rrugë
  23. MTL Karposhi rrugë
  24. MTL-Kërçova, rrugë
  25. MTL-Kriva Pallanka, rrugë
  26. MTL-Kriva Pallanka, rrugë
  27. MTL-Kriva Pallanka, rrugë
  28. MTL-Krivogashtan, rrugë
  29. MTL-Krusheva, rrugë
  30. MTL-Mavrovë Rostushë, rrugë
  31. MTL-Mavrovë Rostushë, vendparkime
  32. MTL-Makedonski Brod, rrugë
  33. MTL-Pehçeva, rrugë
  34. MTL-Probishtip, rrugë
  35. MTL-Rosoman, tregu i gjelbër
  36. MTL-ShënNikollë, rrugë dhe urë
  37. MTL-Nagoriçan i Vjetër, rrugë
  38. MTL-Nagoriçan i Vjetër, rrugë
  39. MTL-Nagoriçan i Vjetër, rrugë
  40. MTL-Strumica, lagje sociale
  41. MTL-Qendër, rrugë
  42. MTL-Qendër, rrugë
  43. MTL-Qendër, rrugë
  44. MTL-Çashka, rrugë
  45. MTL-Çashka, regjistër adresash
  46. Ministria e Ambientit-Berova, mbrojtje ambienti
  47. Ministria e Ambientit-Vallandova, kolektor
  48. Ministria e Ambientit-Çuçer Sandeva, mbrojtje ambient
  49. Ministria e Ambientit-Pllasnica, stacion filtrues
  50. Ministria e Ambientit-Prilep, mbrojtje ambient
  51. Agjencia për të Rinj dhe Sport-Veles, terrene sportive
  52. Agjencia për të Rinj dhe Sport-Shtip, sallë sporti
  53. Agjencia për të Rinj dhe Sport-Gjorçe Petrov, terrene sportive

10 PROJEKTET QË U FIRMOSËN PËR KOMUNËT SHQIPTARE

  1. MTL-Tearca, rrugë
  2. MTL-Saraj, rrugë
  3. MTL-Zhelina, rrugë
  4. MTL Bogovinë rrugë
  5. MTL Vrapçishnt rrugë
  6. MTL-Gostivar, rrugë
  7. MTL-Gostivar, rrugë
  8. MTL-Gostivar, rrugë
  9. MTL-Dibra, rrugë
  10. Ministria e Kulturës-Likovë, Shtëpia e Kulturës Mateç \koha\
Show More

Related Articles

Back to top button